Laura Fazliu e artë në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 17:30
Laura Fazliu e artë në Lojërat Mesdhetare

Lajmet e mira nuk kanë të ndalur nga Orani i Algjerisë.

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 63 kilogramë, në Lojërat Mesdhetare

Fazliu në finale mposhti xhudisten spanjolle, Cristina Cabana Perez me një waza-ari në Golden Score.

Në rrugëtimin e saj, Fazliu mposhti në gjysmëfinale Amina Belkadin nga Algjeria, kurse në çerekfinale e mposhti Iva Oberanin nga Kroacia.

Në vazhdim, Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë.

(Kosova Sot Online)