Shpëtim Bajoku mposhtet në gjysmëfinale, stoliset me medalje të bronztë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 21:14
Shpëtim Bajoku mposhtet në gjysmëfinale, stoliset me medalje të bronztë

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare nga boksieri algjerian, Yahia Abdelli.

Bajoku e nisi mirë meçin duke e fituar raundin e parë, por më pas i humbi dy të tjerët, sipas jurisë, për t’u eliminua..

Ky vendim ishte i papranueshëm për ekipin, madje vet trajneri i Bajokut iu afrua jurisë, duke ia thënë disa fjalë.

Kështu, Bajoku merr medaljen e bronztë dhe e çon në pesë numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në këto Lojëra.

(Kosova Sot Online)