Pushimet luksoze të Ronaldos në Mallorca: Shpenzon 14 mijë euro vetëm për çarçafë e peshqirë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 22:00
Pushimet luksoze të Ronaldos në Mallorca: Shpenzon 14 mijë euro vetëm për çarçafë e peshqirë

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga futbollistët më të paguar në botë për më shumë se një dekadë, gjë që e ka ndihmuar atë të bëhet një personazh i rregullt në listën vjetore të Forbes.

Me një pasuri prej mbi një miliardë dollarësh në dispozicion të tij, njerëzit në ‘Ya son las echo’ vendosën të shikonin se sa shpenzon ylli gjatë pushimeve.

Aktualisht në Mallorca me gjithë familjen e tij, Ronaldo fluturoi atje me avionin e tij privat, i cili vlerësohet në 22 milionë euro.

Sapo kanë mbërritur kanë shkuar në jahtin e tij, i cili është 27 metra i gjatë dhe vlen 6.5 milionë euro.

Cristiano dhe familja e tij qëndruan në një shtëpi që ka disa dhoma, fusha për futboll, tenis, basketboll, plazh, volejboll, si dhe një palestër dhe xhakuzi.

Lojtari i United thuhet gjithashtu se ka shpenzuar më shumë se 14,000 euro për sende shtëpiake si peshqirë, çarçafë dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore.

Përveç kësaj, Cristiano porositi syze dielli për 4000 euro.

Në total, duke përfshirë koston e jahtit, aeroplanit privat, sendeve shtëpiake dhe syzeve të diellit, besohet se udhëtimi në Mallorca i ka kushtuar 28.6 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)