Muhamet Ramadani renditet i 11-ti në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 22:29
Muhamet Ramadani renditet i 11-ti në Lojërat Mesdhetare

Atleti me të ardhme të ndritur, Muhamet Ramadani, ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të parat për të në një garë të nivelit të tillë elitar.

Ramadani zuri vendin e 11-të, në hedhjen e gjylës

Nga tri sosh, hedhja e tij më e mirë ishte 18.06 metra, më pak se sa rekordi i tij personal (18.72 m.).

Gara e sotme do t’i shërbejë 19-vjeçarit si përvojë e mirë për nivelin elitar.

(Kosova Sot Online)