Milani i uron mirëseardhje Kosovare Asllanit

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 15:08
Milani i uron mirëseardhje Kosovare Asllanit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Kosovare Asllani është transferuar te Milani.

Futbollistja me origjinë kosovare ka bindur drejtuesit e Milanit për ta transferuar.

Ndërkohë, vet klubi italian i ka uruar mirëseardhje Asllanit.

Një sulmuese suedeze e re në qytet: Mirëseerdhe Kosovare Asllani. Përforcimi i parë për rosonerët.

Në një postim tjetër, AC Milan shkruan: Dita e parë dhe fotot e para për rosoneren tonë të re.

Së fundmi, Asllani ishte pjesë e ekipit të Real Madridit, duke patur paraqitje të mira.

(Kosova Sot Online)