Marseille e kompleton transferimin e Guendouzit nga Arsenali

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 17:20
Marseille e kompleton transferimin e Guendouzit nga Arsenali

Olympique Marseille ka kompletuar transferimin e Matteo Guendouzit nga Arsenali.

Klubi francez ka njoftuar se ka aktivizuar opsionin e blerjes për francezin, i cili ishte pjesë e tyre në sezonin e fundit si i huazuar nga “Topçinjtë”

Guendouzi me Marseillen ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Arsenali nga shitja e 23-vjeçarit ka përfituar 11 milionë euro.

(Kosova Sot Online)