Loriana Kuka ia siguron medaljen e artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 18:12
Loriana Kuka ia siguron medaljen e artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.

Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg.

Loriana Kuka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”

Paraprakisht, Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.

(Kosova Sot Online)