“Nuk është e lehtë”, presidenti i Mallrocas flet për transferimin e mundshëm të Muriqit

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:03
“Nuk është e lehtë”, presidenti i Mallrocas flet për transferimin e mundshëm të Muriqit

Presidenti i RCD Mallorca, Alfonso Diaz, ka folur rreth transferimit të mundshëm të Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar gjysmë-sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Mallorca nga Lazio, teksa regjistroi paraqitje të mira – transmeton Gazeta Express.

Falë paraqitjeve të mira, klubi spanjoll po shqyrton mundësinë që të blejë krejtësisht kartonin e Muriqit.

Por, i pari i klubit të Mallorcas ka pranuar se negociatat me Lazion kanë ngecur shkaku i kostos së lartë.

“Zgjidhja nuk është e lehtë. Shumaa që ata kërkojnë (12 milionë euro) është e vështirë për ne ta pranojmë. Çështja është në tavolinë, ka mbetur kohë dhe ai është një lojtar që na intereson”, ka deklaruar Diaz në një konferencë për shtyp.

Muriqi shënoi pesë gola dhe ka dha tri asistime me fanellën e Mallorcas, teksa kontributi i tij ishte vendimtar për mbijetesën e skuadrës në La Liga.

Ndryshe, Galatasaray po shihet si rivali kryesor i Mallorcas në garën për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai u transferua te lacialët në vitin 2020 nga Fenerbahçe për 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)