Romano e bën punë të kryer, Tyrell Malacia është i Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:42
Romano e bën punë të kryer, Tyrell Malacia është i Manchester Unitedit

Tyrell Malacia është gjithnjë e më afër transferimit nga Feyenoordi te Manchester Unitedi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është arritur edhe marrëveshja mbi kushtet personale të lojtarit,.

Më herët ishte arritur edhe marrëveshja mes klubeve, ku Feyenoordi do të përfitojë në total 17 milionë euro – përfshirë edhe bonuset.

Kësisoj, Malacia do të jetë nënshkrimi i parë në epokën e trajnerit të ri, Erik ten Hag.

(Kosova Sot Online)