Luuk de Jong i nënshtrohet kontrolleve mjekësore te klubi i njohur

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 22:49
Luuk de Jong i nënshtrohet kontrolleve mjekësore te klubi i njohur

Luuk de Jong është afër kompletimit të transferimit te PSV Eindhoven.

Klubi holandez ka njoftuar këtë të premte se 31-vjeçari ishte sot në Eindhoven dhe tani është nën kontrolle mjekësore,

PSV bëri të ditur se bisedimet me Sevillan kanë përparuar në kohët e fundit, teksa edhe bisedimet rreth kontratës së lojtarit janë në fazën finale.

Klubi nga Eredivisie në njoftim shkroi se shpresojnë që nesër të raportojë më shumë rreth kësaj çështje. Pra, të shtunën mund të mbyllet edhe marrëveshja.

Luuk de Jong në sezonin e fundit ishte i huazuar te Barcelona, teksa kartoni i tij është nën pronësi të Sevillas.

Sulmuesi holandez me Sevillan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Vlen të theksohet se Luuk de Jong nga viti 2014 deri më 2019 ka qenë pjesë e PSV-së.

(Kosova Sot Online)