Burraj ia siguron Shqipërisë medaljen e argjendtë, tani synon të artën

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 12:56
Burraj ia siguron Shqipërisë medaljen e argjendtë, tani synon të artën

Franko Burraj ka kaluar në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Kalimi i tij në finale nënkupton se Shqipëria e ka të siguruar së paku një medalje të argjendtë, por tani duhet synuar e arta .

Atleti shqiptar garoi në kualifikueset e 400 metrave, duke dalë i dyti në baterinë 3, me kohën 46.26.

Me këtë kohë dhe renditje në bateri, Burraj kualifikohet direkt në finalen e së shtunës, ndërsa shkodrani ka regjistruar kohën tretë më të mirë me 18 atletëve që garuan në këtë disiplinë në Lojërat Mesdhetare.

Franko Burraj ka thyer edhe rekordin kombëtar në 400 metra, që mbahej nga ai me kohën 46.48. 

(Kosova Sot Online)