Operohet me sukses mbrojtësi i Ballkanit, i cili kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësoren me Shkupin

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 14:28
Operohet me sukses mbrojtësi i Ballkanit, i cili kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësoren me Shkupin

FC Ballkani ka njoftuar se Rustem Hoxha e ka përfunduar me sukses operimin.

30-vjeçari kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen miqësore ndaj Shkupit.

Qendërmbrojtësi nga Durrësi do të mbetet jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

“Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqsisht pas ekzaminimëve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit.

Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin .

Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj.

Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta”.

https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.2968820853355613/3224224044481958/?type=3

(Kosova Sot Online)