Tri klubet e mëdha evropiane në garë për Dembelen, i cili ka mbetur lojtar i lirë

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 16:02
Tri klubet e mëdha evropiane në garë për Dembelen, i cili ka mbetur lojtar i lirë

E ardhmja e Ousmane Dembeles është ende e paqartë.

Sulmuesi francez është lojtar i lirë, pasi atij i skadoi kontrata zyrtarisht me Barcelonën më 30 qershor.

Derisa spekulohet ende se Dembele mund të rinovojë kontratën me Barçën, për të interesim kanë shprehur disa nga klubet e mëdha evropiane.

“Marca” ka raportuar se Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germaini po bëjnë presion për të nënshkruar me francezin.

Sipas gazetës spanjolle, Chelsea është klubi që po e kërkon më shumë Dembelen, pasi trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, ka punuar me lojtarin te Borussia Dortmundi.

Në anën tjetër, 25-vjeçari thuhet se dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet më shpejt.

Nuk përjashtohet mundësia që Dembele të mbetet në “Camp Nou”, por problemet financiare të Barcelonës mund ta “detyrojnë” atë të largohet. 

(Kosova Sot Online)