Barcelona ia ka caktuar çmimin, klubi tjetër nga La Liga nis bisedimet për transferimin e Rey Manajt

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 16:49
Barcelona ia ka caktuar çmimin, klubi tjetër nga La Liga nis bisedimet për transferimin e Rey Manajt

Rey Manaj pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re.

“Marca” ka raportuar këtë të diel se për sulmuesin shqiptar interesim ka shfaqur Getafe.

Madje, sipas gazetës spanjolle, Barcelona dhe Getafe janë në bisedime për Manajn.

Derisa bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, nuk duket ende afër një marrëveshje e mundshme, pasi për futbollistin nga Lushnja thuhet se në garë janë edhe disa klube tjera.

Barcelona kërkon 2 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit.

Rey Manajn me katalunasit ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare në sezonin e fundit ishte i huazuar te Spezia. 

(Kosova Sot Online)