Munishi në stilin e tij e zbulon që Begolli është emëruar trajner te skuadra e njohur kosovare

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 16:52
Munishi në stilin e tij e zbulon që Begolli është emëruar trajner te skuadra e njohur kosovare

Granit Begolli do të jetë trajneri i ri i Feronikelit.

Klubi nga Drenasi nuk ka njoftuar zyrtarisht asgjë rreth kësaj, e as vetë trajneri në fjalë.

Megjithatë, ka qenë trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi, që ka zbuluar gjithçka përmes rrjetit social “Facebook”.

Trajneri karizmatik nuk e la pa e “ngacmuar” Begollin lidhur me paraqitjet e tij në televizion.

Mes tjerash, Munishi i ka uruar shumë suksese Begollit, me të cilin ka edhe raporte të mira.

(Kosova Sot Online)