E kap portën dhe e largon nga vendi, ia mohon golin kundërshtarit!

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 10:15
E kap portën dhe e largon nga vendi, ia mohon golin kundërshtarit!

Ngjarjet e pazakonta në futboll janë përditshmëri.

E një e tillë vjen nga Afrika.

Më saktësisht, ndodhi kjo në një ndeshje në futboll të vogël, që u luajt në një prej rrugëve të Afrikës.

Ekipi me fanella të kuqe e zhvilloi një aksion mjaft të mirë, por finalizimi iu mungoi.

Jo për fajin e tyre, por të kundërshtarit.

Në fakt, në video shihet lojtari me të verdha, i cili mbërriti vonë tek porta.

E në pamundësi për ta ndalur pastër aksionin kundërshtar, ai e kapi portën dhe e zhvendosi nga vendi, duke ia mohuar golin ekipit kundërshtar.

Me këtë veprim mbetën të befasuar edhe shikuesit, të cilët gjendeshin në të gjitha anët e portës.

A duhet të pranohet ky gol…!? 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

(Kosova Sot Online)