Eriksen arrin marrëveshje me klubin e njohur

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 14:07
Eriksen arrin marrëveshje me klubin e njohur

Christian Eriksen ka arritur marrëveshje verbale për t’ju bashkuar Manchester Unitedit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”.

Mesfushori danez ka njoftuar se dëshiron të luajë në “Old Trafford” dhe se është i gatshëm për ta pranuar ofertën trivjeçare të “Djajve të Kuq”.

Klubi është duke e përgatitur kontratën dhe pasi të finalizohet ajo, 30 vjeçari do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën.

Eriksen është lojtar i lirë pasi e mbylli eksperiencën në Brentford, ku i zhvilloi 11 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit të fundit, me ç’rast e shënoi një gol.

Futbollisti ofsanziv në të kaluarën kishte luajtur në Tottenham në periudhën 2013-2022.

Më pas i ishte bashkuar Interit, me të cilin u nda pas sulmit në zemër që e pati në Euro 2020, për faktin se në Itali nuk i lejohej të luante me defibrilator në zemër.

Eriksen e kishte nisur karrierën në Ajax, ndërsa është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

(Kosova Sot Online)