Rashani e vazhdon kontratën me Clermontin

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 19:01
Rashani e vazhdon kontratën me Clermontin

Elbasan Rashani ka nënshkruar kontratë të re me Clermont.

Klubi francez ka njoftuar këtë të hënë për zgjatjen e bashkëpunimit me reprezentuesin e Kosovës.

Me kontratën e re, Rashani do të mbetet i lidhur me Clermontin deri më 30 qershor 2025.

“Elbasan Rashani zgjat aventurën! Me 8 gola dhe 3 asistime, kosovari përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Clermont në 2021-2022 dhe ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar të Ligue 1. Urime Elba!” thuhet në njoftimin e klubit nga elita e futbollit francez.

29-vjeçari është pjesë e Clermontit nga vera e vitit 2021. 

(Kosova Sot Online)