Matthijs de Ligt drejt transferimit te Bayerni?

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 21:47
Matthijs de Ligt drejt transferimit te Bayerni?

Matthijs de Ligt karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë.

“Sky Sport Germany” ka raportuar se Bayern Munichi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin holandez

Por, sipas mediumit gjerman, edhe dëshira e lojtarit është për t’u transferuar në “Allianz Arena”.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, thuhet se është duke punuar rreth këtij transferimi. Negociatat mes palëve tashmë janë duke vazhduar.

Problemi i vetëm thuhet se është çmimi i lartë i kërkuar nga Juventusi për shitjen e de Ligtit.

22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, teksa “Zonja e Vjetër” besohet se do të hapte bisedimet edhe për çmimin prej 80 milionëve.

Ndërkohë, për Bayernin shihet si pengesë e madhe për të ofruar mbi 60 milionë euro, sidomos nëse nuk shet ndonjë lojtarë.

Matthijs de Ligt, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Për ish-mbrojtësin e Ajaxit interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea. 

(Kosova Sot Online)