Te Ballkani të motivuar për të debutuar me fitore

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 22:46
Te Ballkani të motivuar për të debutuar me fitore

Ballkani e ka zhvilluar këtë të hënë seancën e fundit stërvitore, para se të debutojë nesër në arenën ndërkombëtare.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionët e Lituanisë, Zalgiris, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, “portokallezinjt” zhvilluan sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Në njoftimin nga klubi i Ballkanit, thuhet se gjendja e futbollistëve është e mirë, teksa ata janë të motivuar për fitore.

“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore anti-Zalgiris. Skuadra e Ballkanit ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër FK Zalgiris. Gjendja e futbollistëve para ndeshjes me Zalgirisin është e mirë dhe maksimalisht të motivuar për fitore. Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet nga ora 20:00. 

(Kosova Sot Online)