“Çmendet” Chelsea: Ronaldo, Neymar, Sterling e Raphinha në listën e “Blues”

  • G.G /
  • 05 July 2022 - 09:03
“Çmendet” Chelsea: Ronaldo, Neymar, Sterling e Raphinha në listën e “Blues”

Chelsea është “çmendur” pasi ra në duar të pronarëve të rinj.

Më saktësisht, pronari Todd Boehly, i cili e bleu klubin nga miliarderi rus, Roman Abramovich, po mendon të godasë gjatë kësaj vere me disa super-transfere.

E në listën e miliarderit janë disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Për momentin, “Blues” janë të koncentruar për t’i mbyllur marrëveshjet me sulmuesit Raheem Sterling të Manchester Cityt dhe Raphinha të Leeds United.

E në ndërkohë, dy objektivat më të mëdhenj të londinezëve janë Cristiano Ronaldo dhe Neymar, shkruan mediumi britanik “Sky Sports UK”.

Pronarët e klubit do t’i dëgjojnë kërkesat e trajnerit Thomas Tuchel për të vendosur më pas përfundimisht se cilët lojtarë t’i transferojnë.

Ronaldo ka vendosur së fundmi të largohet nga Manchester United pasi dëshiron të luajë në një klub ku do të mundë të paraqitej në Ligën e Kampionëve.

E rrugën e largimit nga Paris Saint-Germaini duket se do ta marrë edhe braziliani Neymar, ani pse ka kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2027.

Chelsea nga ana e tij duket se do të jetë njëri prej klubeve më aktive në afatin kalimtare të verës.

“Blues” duan të kthehen në majat e futbollit anglez dhe të atij evropian. 

(Kosova Sot Online)