Romario s’e ka humbur ende nuhatjen për golin, bën veprim spektakolar dhe shënon në moshën 56 vjeçare

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 10:53
Romario s’e ka humbur ende nuhatjen për golin, bën veprim spektakolar dhe shënon në moshën 56 vjeçare

Romario konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit.

Ish-futbollisti brazilian është pensionuar moti nga futbolli, por duket se klasi ka mbetur ende në këmbët e tij.

Ish-futbollisti i Barcelonës ishte pjesë e një ndeshjeje miqësore dhe ishte protagonist aty.

Edhe pse 56 vjeçar, Romario e bëri një veprim që pakkush mund ta bëjë, duke i ikur kundërshtarit në mënyrë spektakolare.

E më pas, ish-kampioni i botës e shënoi një gol të bukur me mjeshtri me të jashtmen duke i mahnitur të gjithë, në fushë dhe jashtë saj.

Ju ftojmë ta shijoni këtë perlë të legjendës braziliane. 

(Kosova Sot Online)