Kessie: Kam dëshirë të madhe ta tregoj veten në Barcelonë, dua ta ndjek rrugën e Yaya Toures

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 14:12
Kessie: Kam dëshirë të madhe ta tregoj veten në Barcelonë, dua ta ndjek rrugën e Yaya Toures

Franck Yannick Kessie ka folur sot për herë të parë si futbollist i ri i Barcelonës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë u largua së fundmi nga Milani pasi i skadoi kontrata me kampionin italian dhe vendosi që karrierën ta vazhdojë në La Liga.

Ish-futbollisti i Atalantas mezi pret ta nisë aventurën e re në Spanjë, ndërsa thotë se ka marrë fjalë të mira nga Zlatan Ibrahimovic për ambientin në Barcelonë.

“Dua ta njoh trajnerin dhe lojtarët, kam dëshirë të madhe të filloj këtu. Duhet të punoj shumë për ta pasur një karrierë që e kishte idhulli im, Yaya Toure, i cili ishte një lojtar mjaft i kompletuar. Kam biseduar me Ibrahimovicin. Ai më tha se do të ja kaloj mirë këtu. Pozicionin tim në fushë do ta vendosë trajneri, unë mendoj vetëm të punoj”, theksoi mesfushori luftarak, i cili ishte prej më të mirëve në Itali viteve të fundit. 

(Kosova Sot Online)