Inter Turku – Drita, pjesa e parë mbyllet baras

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 17:53
Inter Turku – Drita, pjesa e parë mbyllet baras

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Inter Turkut dhe Dritës, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

45 minutat e parë në këtë sfidë nuk kanë prodhuar gola, duke u mbyllur me rezultatin 0:0.

Përveç golave, në pjesën e parë munguan edhe rastet serioze për të shënuar.

Të dy skuadrat regjistruan vetëm nga një goditje në drejtim të portës.

Ndeshja e parë mes Inter Turkut dhe Dritës është duke u zhvilluar në stadiumin “Veritas”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. 

(Kosova Sot Online)