Drita mbetet me një lojtar më pak, Inter Turku kalon në epërsi
Inter Turku dhe Drita janë duke zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Veristas”, teksa rezultati momental është 1:0.
Mirëpo, tani punë janë vështirësuar për gjilanasit, pasi kanë mbetur me një lojtar më pak.
Ilir Blakçori është përjashtuar nga loja në minutën e 74-të, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Vendasit përfituan nga kjo ndërprerje, duke shënuar golin e epërsisë saktësisht në minutën e 77-të.
Jussi Niska ishte autori i golit te Inter Turku.
(Kosova Sot Online)
