Futbollistin serb e kap euforia: “Qiproja është Greqi, Kosova është Serbi”

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 09:39
Futbollistin serb e kap euforia: “Qiproja është Greqi, Kosova është Serbi”

Futbollisti serb, Vujadin Savic e ka humbur kontrollin derisa po e kalonte kohën në një lokal nate në Beograd mbrëmë.

Futbollisti i APOEL-it i ka publikuar disa video të atmosferës, ndërsa në dy prej tyre ka provokuar me mbishkrime në Instastory, përmes së cilave e shfaqi gjendjen emocionale dhe euforinë momentale, e ndoshta edhe gjendjen e dehur, e cila e përcolli deri në orët e hershme të mëngjesit.

Gjilani dhe Llapi synojnë ta nisin mbarë sonte në Conference League - Gaze…

“Qiproja është Greqi, Kosova është Serbi”, ka shkruar 32 vjeçari, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Ndërsa, të njëjtën gjë dëgjohet duke e thënë me zë edhe këngëtari i natës, Angelos Avgousti, i cili në ato momente po këndonte në gjuhën greke, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Sportistët serbë janë munduar shpesh ta shfrytëzojnë famën e tyre për të bërë thirrje të tilla, posaçërisht duke e konsideruar Kosovën ende si pjesë të Serbisë.

Për fatin e tyre, ëndrrat nuk ua ndalon për t’i parë askush…

(Kosova Sot Online)