Edon Zhegrova, “Eden Hazardi i ri”

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 11:50
Edon Zhegrova, “Eden Hazardi i ri”

Edon Zhegrova është njëri prej futbollistëve më të përfolur shqiptarë i momentit.

Ylli kosovar është bërë sërish objektiv i Arsenalit, i cili e pëlqente edhe para një kohe.

Dhe, mediat britanike e kanë prezantuar një profil të futbollistit të Lillet.

Portali “fourfourtwo”, sulmuesin e krahut e ka krahasuar me legjendën belge, Eden Hazard.

“Eden Hazardi i ri” i gatshëm për një lëvizje të befasishme në Arsenal”, ka shkruar portali i njohur.

Gjithashtu, ky portal e përmend edhe faktin se Zhegrova krahasohet edhe me Lionel Messin për shkak të lëvizjeve të ngjashme të tij me yllin argjentinas.

Trajneri Mikel Arteta e ka kërkuar 23 vjeçarin për ta përforcuar repartin e sulmit në “Emirates Stadium”.

Për faktin se Hazard ka luajtur pikërisht në Lille para se të transferohej në Chelsea, në Angli po e shohin Zhegrovën si një “Hazard të ri”, pasi edhe pozita në fushë, respektivisht në krahë dhe depërtimet individuale, bëjnë që ata të ngjasojnë.

Pra, mbetet të shihet nëse përfaqësuesi kosovar do të lëvizë drejt Emirates Stadium” pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar në Ligue 1, ku ishte transferuar nga Baseli i Zvicrës. 

(Kosova Sot Online)