Driton Kuka kritikon të rinjtë, ua përmend faktorët që po ua mohojnë sukseset në sport

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 12:38
Driton Kuka kritikon të rinjtë, ua përmend faktorët që po ua mohojnë sukseset në sport

Driton Kuka njihet si një trajner shembull për disiplinë dhe për menaxhim me plot sukses të jetës së një sportisti.

Trajneri më i mirë i botë i xhudos ka nxjerrë kampionë evropianë, botërorë e olimpikë falë punës së palodhshme dhe mjeshtërisë së tij, por edhe të faktorëve të tjerë, siç është disiplina e një sportisti.

Por, trajneri pejan e ka shprehur brengën e tij për gjeneratat e reja, ndaj të cilave ka kritika për shkak të jetës që po e bëjnë të rinjtë.

Ai i ka përmendur një nga një pengesat që po ua mohojnë atyre sukseset ndërkombëtare në sport.

Së fundmi, xhudoja ishte edhe një herë e suksesshme dhe ia zbardhi fytyrën Kosovës me pesë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare.

(Kosova Sot Online)