Barcelona do ta huazojë Rey Manajn në Angli

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 14:13
Barcelona do ta huazojë Rey Manajn në Angli

Rey Manaj sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Angli.

Barcelona ka arritur marrëveshje me Watfordin për huazimin e sulmuesit shqiptar për një vit.

Përfaqësuesi shqiptar është pjesë e gjigantit katalunas, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Spezia.

Por, klubi i Serie A nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të tij prej 2,7 milionë eurosh.

Manaj i kishte zhvilluar 30 ndeshje me Spezian, por pjesa më e madhe prej tyre ishin nga bankina.

Ai i realizoi 5 gola, të cilat ishin të pamjaftueshme që ta bind ekipin italian që ta mbajë atë më gjatë.

E tash, ai do ta vazhdojë me gjasë karrierën në Championshipin anglez.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Manaj madje po qëndron në Angli për ta kompletuar transferimin në Watford, ku pritet të luajë në sezonin 2022/23.

Manaj më pas do ta mbyllë kontratën me Barçën dhe mund ta nënshkruajë një të re me Watfordin, por “Blaugrana” do ta marrin përqindjen e të drejtave të tij për një shitje të mundshme në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)