Manchester United prezanton fanellën e re për ndeshjet si vendas

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 13:49
Manchester United prezanton fanellën e re për ndeshjet si vendas

Manchester United ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri – 2022/23.

Klubi anglez prezantoi fanellat për ndeshjet si vendas.

Manchester United rikthen dizajnin ikonë me jakë për herë të parë që nga viti 2015, kur filloi partneriteti i klubit me “Adidas”.

Fanella e re ka ngjashmëri me disa nga fanellat e paharrueshme të klubit gjatë historisë.

Ngjyra e kuqe, që është ngjyra tradicionale e klubit, dominon në këto fanella, teksa është përfshirë edhe ngjyra e bardhë, si dhe ajo e zezë.

“Djajtë e Kuq” kanë njoftuar se fanella e re do të vishet për herë të parë në ndeshjen para-sezonale ndaj Liverpoolit, më 12 korrik. 

(Kosova Sot Online)