Asensio e pranon edhe uljen e pagës për t’u larguar nga Real Madridi

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 13:51
Asensio e pranon edhe uljen e pagës për t’u larguar nga Real Madridi

Marco Asensio raportohet se është i gatshëm për të pranuar ulje të pagës në mënyrë që të largohet nga Real Madridi.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” edhe për një sezon, por sipas të gjitha gjasave, ai do të largohet tani.

Liverpooli, Arsenali dhe Milani janë në mesin e disa klubeve të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për spanjollin.

Real Madridi thuhet se kërkon 25 deri në 30 milionë euro për shitjen e Marco Asensios. 

(Kosova Sot Online)