Pogba e konfirmon rikthimin në Juventus: Është koha, do të shihemi së shpejti

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 13:53
Pogba e konfirmon rikthimin në Juventus: Është koha, do të shihemi së shpejti

Paul Pogba ka konfirmuar se do të rikthehet në Juventus.

Mesfushori francez u largua përfundimisht nga Manchester United, ku ishte rikthyer në vitin 2016 pikërisht nga “Zonja e Vjetër”.

Por, atij i skadoi kontrata këtë verë me “Djajtë e Kuq” dhe vendosi të mos e vazhdojë më eksperiencën në “Old Trafford”.

Javëve të fundit po spekulohej për një rikthim të mundshëm të kampionit të botës me Francën në Torino.

Dhe, pikërisht kjo do të ndodhë.

Mesfushori kreativ e ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke udhëtuar me aeroplan dhe destinacioni i tij i radhës do të jetë pikërisht Italia, respektivisht Torino, ku do t’i bashkohet Juves.

“Është koha. Do të shihemi së shpejti”, ka thënë Pogba me kombinim të gjuhëve, në anglisht dhe në italisht.

Ai shumë shpejt do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën afatgjate me Juven.

Me Pogban, por edhe me Angel Di Marian, që po ashtu do të përfundojë në Torino, “Bianconeri” pritet të jenë mjaft të fuqishëm në sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)