Milani po përgatit ofertën zyrtare për mesfushorin e ri belg, Charles de Ketelaere

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 13:54
Milani po përgatit ofertën zyrtare për mesfushorin e ri belg, Charles de Ketelaere

AC Milan është duke kërkuar që të përforcohet me talentin e ri, Charles de Ketelaere.

21-vjeçari është shndërruar në objektiv për kampionët e Italisë, teksa klubu është duke përgatitur ofertën zyrtare.

Milani nuk pritet të ketë probleme për të arritur marrëveshje me lojtarin, pasi ai e dëshiron transferimin në “San Siro”.

Për “Rossonerët” tani është koha për të negociuar me Club Brugge për mesfushorin belg.

Leeds United është klubi që ka shprehur gjithashtu interesim për de Ketelaere, por Milani po udhëheq garën.

(Kosova Sot Online)