Tifozi e ndjek Guardiolën me biçikletë, kështu reagon trajneri spanjoll pas takimit me të

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 10:26
Tifozi e ndjek Guardiolën me biçikletë, kështu reagon trajneri spanjoll pas takimit me të

Pep Guardiola është gjendur në një pozitë aspak të lakmueshme së fundmi.

Trajneri spanjoll kishte dalë për punë të tij me biçikletë në orët e vona të natës.

Dhe, atë e ka ndjekur një tifoz, po ashtu me biçikletë, i cili filmoi gjithçka.

Tifozi në fakt e “zë” trajnerin e Manchester Cityt që po nxitonte për të mos u përballur me të.

Tifozi, i cili është bërë viral me këtë video në rrjetet sociale, e xhiroi me telefon krejt skenën, ndërsa pasi trajneri ndalet dhe zbret nga biçikleta, tifozi në fjalë i kërkon atij ta bëjnë së bashku një fotografi.

Pep e pranon një gjë të tillë dhe pse tifozi po bënte video, por nuk ia zgjat dorën “mysafirit të paftuar”, i cili e kërkoi këtë.

Më pas, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut u fut në ndërtesë dhe në fund kaloi mirë nga përballja me tifozin.

(Kosova Sot Online)