Icardi dhe Wanda Nara bëjnë s*ks 12 herë në ditë!

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 10:30
Icardi dhe Wanda Nara bëjnë s*ks 12 herë në ditë!

“Ekscentrike”, në këtë formë mund të përshkruhet martesa ndërmjet Mauro Icardit me Wanda Naran.

Një demonstrim i kësaj është fakti se çifti argjentinas bën seks 12 herë në ditë.

Këtë e ka zbuluar bukuroshja argjentinase për tabloidin britanik “The Sun”.

Ish-gruaja e Maxi Lopez i ka hapur letrat dhe ka zbuluar gjithçka rreth jetës seksuale të saj me futbollistin argjentinas të Paris Saint-Germainit.

“Mauro është mjaft profesionist dhe nuk bën asgjë para një loje. Vetëm pas saj, dhe mbi të gjitha nëse loja shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, nuk dëshiron as të më shikojë”, ka thënë Wanda Nara.

Sipas saj, jeta seksuale e tyre është ende e zjarrtë dhe ajo pohoi se “bëjnë seks deri në 12 herë në ditë”.

35 vjeçarja ishte pranë ndarjes me ish-futbollistin e Sampdorias dhe të Interit kur e kishte zënë duke e tradhtuar disa muaj më parë.

Por, çifti e riktheu rehatinë dhe lumturinë pasi ajo ia fali këtë gabim bashkëshortit të saj.

Sulmuesi argjentinas është pjesë e PSG-së nga viti 2019, ndërsa është në listën e transfereve të klubit.

Tifozët kanë nisur të dyshojnë se në formën e dobët të lojtarit do të mundë të ketë ndikuar pikërisht jeta seksuale, ku Icardi mund të ketë humbur shumë energji, e cila i ka munguar në futboll. 

(Kosova Sot Online)