Mesut Ozil nis bisedimet me rivalin e Fenerbahçes

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 20:29
Mesut Ozil nis bisedimet me rivalin e Fenerbahçes

Mesut Ozil karrierën mund ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

“NTVSpor” raportoi këtë të hënë se Fenerbahçe dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Kësisoj, mediumi turk raportoi se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Dhe, tani “NTVSpor” ka raportuar se 33-vjeçari mund të mbetet në Turqi, pasi është në kontakte me Istanbul Basaksehir.

Nëse zyrtarizohet shkëputja e kontratës, atëherë ish-mesfushori i Arsenalit mund të nënshkruajë me klubin e radhës si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)