Gol më të bukur në futboll të vogël vështirë se keni parë ndonjëherë

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 12:00
Gol më të bukur në futboll të vogël vështirë se keni parë ndonjëherë

Futbolli i vogël ka ditur gjithmonë të dhurojë spektakël, veprime magjike dhe gola të bukur.

Por, pa dyshim se deri tash nuk e keni parë ndoshta golin më spektakolar të realizuar ndonjëherë në këtë format të fushës.

Në një turne që po mbahej në Brazil, futbollisti i ekipit me fanella të kaltra e shënon një gol të jashtëzakonshëm.

Lojtari në fjalë e merr një top nga korneri dhe shënon nga distanca për t’i çmendur të gjithë me këtë gol të rrallë.

Gjithçka shkoi në perfeksion dhe topi i goditur në stilin volej përfundon në këndin e lartë të portës së portierit kundërshtar.

Ju ftojmë ta shikoni dhe ta shijoni këtë gol.

(Kosova Sot Online)