Edhe një mundësi për Vedat Muriqin

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 12:38
Edhe një mundësi për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi nuk ia doli t’i kalonte vizitat mjekësore tek Club Brugge ditë më parë dhe sulmuesi kosovar me këtë rast u detyrua të rikthehej në Itali.

Më pas, prizrenasi iu nënshtrua vizitave mjekësore edhe në Lazio, të cilat, sipas mediave italiane, i kaloi me sukses.

E tash, mediumi “Il Messaggero” raporton se 28 vjeçarit do t’i jepet edhe një mundësi.

Në fakt, në ditët në vazhdim Muriqi do të udhëtojë në drejtim të Belgjikës për t’i provuar edhe një herë kontrollet mjekësore dhe nëse i kalon ato, më pas do të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Club Brugge.

Momentalisht, përfaqësuesi kosovar është duke ushtruar i vetëm pasi Lazio nuk llogarit më në shërbimet e tij.

Ai do të mundohet ta përmirësojë gjendjen fizike dhe në ditët në vazhdim do ta ketë sfidën e dytë në Belgjikë.

Lazio ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e kosovarit për një shumë prej 1,5 milionë eurosh.

Ndërkohë, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit kanë shfaqur edhe Mallorca në Spanjë, Hull City në Angli dhe Galatasaray e ish-klubi i tij, Fenerbahçe në Turqi. 

(Kosova Sot Online)