E humb penalltinë në stilin “panenka”, e rrëzon portën dhe futet vetë në të

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 15:15
E humb penalltinë në stilin “panenka”, e rrëzon portën dhe futet vetë në të

Në futboll janë të rrallë lojtarët që e marrin guximin ta gjuajnë penalltinë në stilin “panenka”.

Por, në rastin tonë, lojtari i futsallit vendos të gjuajë në këtë mënyrë, por që jo gjithçka i shkon sipas parashikimeve

Goditjen e tij e pret me këmbë portieri dhe më pas ndodh e papritura.

Futbollisti kapet për porte dhe e rrëzon atë, duke përfunduar vetë në portë.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komente komike për këtë video komike

Fatmirësisht, protagonisti i videos nuk u lëndua shumë dhe më pas loja vazhdoi pasi ai u ndihmua nga bashkëlojtarët dhe nga kundërshtarët për të dalë nga porta.

Por, ky rast pa dyshim se nuk do të harrohet lehtë. 

(Kosova Sot Online)