Lojtari i Kombëtares së Kosovës bëhet prapë baba, e quan djalin Ezan

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 12:07
Lojtari i Kombëtares së Kosovës bëhet prapë baba, e quan djalin Ezan

Bernard Berisha është bërë baba për herë të dytë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës këtë herë është baba i një vogëlushi, të cilin bashkë me bashkëshorten e tij, Hashime, ia kanë lënë një emër të veçantë, Ezan.

Lajmin e gëzueshëm për familjen Berisha e ka bërë publik bashkëshortja e futbollistit pejan përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha, 12.07.2022. Mami, babai dhe Diari të duam shumë”, ka shkruar Hashime Berisha krahas fotove, ku shihet futbollisti me bebushin e tij të sapolindur.

Sa i përket Bernard Berishës, ai është në kërkim të një klubit të ri pasi FIFA ua ka dhënë lejen lojtarëve që luajnë në Rusi dhe në Ukrainë që t’i shkëpusin kontratat me klubet aktuale pas pushtimit rus në Ukrainë. 

(Kosova Sot Online)