Lewa po ushtron me Bayernin, me sy e veshë kah Barcelona

  • G.G /
  • 13 July 2022 - 12:14
Lewa po ushtron me Bayernin, me sy e veshë kah Barcelona

Robert Lewandowski po vazhdon të ushtrojë me Bayern Munichun, të cilit iu bashkua së fundmi në fazën përgatitore.

Sulmuesi polak i është përgjigjur ftesës së trajnerit Julian Nagelsmann për nisjen e stërvitjeve.

Dje, dy herë futbollisti më i mirë në botë, i zgjedhur nga FIFA, madje iu nënshtrua edhe testeve fizike, që janë të obligueshme kur të nisë fazë përgatitore, njofton “SKY Sports DE”.

Ndërsa, po ushtron me klubin nga “Allianz Arena”, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit me sy e vesh është kah Barcelona.

Ai po shpreson që gjiganti katalunas ta bëjë një ofertë të pranueshme për klubin e tij aktual, me të cilin ka kontratë edhe një vit.

Bayerni i kërkon 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, e Barça deri tash ka shkuar me ofertë deri në 40 milionë.

Lewa insiston se nuk dëshiron të luajë më në Bayern pasi në moshën 33 vjeçare ka nevojë për një eksperiencë të re. 

(Kosova Sot Online)