Neymari e injoroi Mbappen në stërvitje për të punuar me Messin

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 16:10
Neymari e injoroi Mbappen në stërvitje për të punuar me Messin

PSG ka ndryshuar trajnerin dhe drejtorin sportiv këtë verë, por disa çështje të vjetra me personelin mund të mbeten ende.

Një incident gjatë një stërvitjeje rutinë ka bërë që fansat të dyshojnë

Lojtarët u detyruan të bëheshin çift në fushë, duke lidhur duart dhe duke tërhequr njëri-tjetrin, për të vrapuar më pas.

Mbappe, 23 vjeç, dukej se po qëndronte pranë Neymar ndërsa kjo stërvitje po përfundonte, por ata nuk u bashkuan.

Në vend të kësaj, francezi dukej se priste një trajner, ndërsa Neymari i qëndroi pranë Messit.

Neymar dhe Mbappe po hyjnë në sezonin e tyre të gjashtë së bashku në Paris. 

(Kosova Sot Online)