Arrihet marrëveshja, Koulibaly transferohet te Chelsea

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 16:30
Arrihet marrëveshja, Koulibaly transferohet te Chelsea

Është arritur marrëveshja mes Chelseat dhe Napolit për transferimin e qendërmbrojtësit, Kalidou Koulibalyt.

Senegalezi do të udhëtoj për në Londër ditëve në vijim ku do të nënshkruajë kontratë të re

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Chelsea do t’i paguajë Napolit shumën prej 40 milionë eurove, kurse qendërmbrojtësi senegalez do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon.

(Kosova Sot Online)