Fillon ndërtimi i murit te stadiumi “Riza Lushta”

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 17:21
Fillon ndërtimi i murit te stadiumi “Riza Lushta”

Komuna e Mitrovicës ka filluar me ndërtimin e murit të stadiumit “Riza Lushta”, i cili kohë më parë ishte rrënuar pasi që përbënte rrezik potencial për qytetarët.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë inspektuar fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij muri.

Nga ana e nënkryetarit Tahiri është potencuar se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët dhe të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)