Gruaja e Lewandowskit flet rreth të ardhmes së polakut

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 19:41
Gruaja e Lewandowskit flet rreth të ardhmes së polakut

Barcelona po pret përgjigje nga Bayern Munichu për Robert Lewandowski.

Futbollisti polak ka shprehur tashmë dëshirën e tij për të luajtur në Camp Nou prej javësh dhe pas rikthimit në stërvitje me klubin bavarez, ai është parë jo shumë i lumtur.

E njëjta gjë i ndodh edhe bashkëshortes së tij, Anës, e cila pak ditë më parë filloi të ndjekë llogarinë e FC Barcelona në Instagram, sot ajo ka vendosur t’i përgjigjet një pyetjeje për të ardhmen e saj në të njëjtin rrjet social me: “ Dëshiroj gjithashtu të di nëse shkojmë te Barça”.

Të dhënat e fundit tregojnë se gjermanët nuk do ta lënë Lewandowskin të largohet për më pak se 50 milionë euro.

Barça do të rrisë ofertën e saj, kështu që rezultati është i afërt dhe pasi të jetë shpallur nënshkrimi i Raphinhas dhe rinovimi i Dembélés, klubi i Barçës dëshiron ta shpallë edhe atë.

Familja e tij, e kënaqur me kulturën dhe klimën e qytetit të Barcelonës, mezi pret të arrijë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur në Barcelonë. 

(Kosova Sot Online)