Klubi i Premierligës e rivalizon Man Unitedin për De Jongun

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 11:28
Klubi i Premierligës e rivalizon Man Unitedin për De Jongun

Chelsea po tregohet mjaft aktive në afatin kalimtar të verës.

“Blues” tashmë i kanë siguruar shërbimet e Raheem Sterlingut dhe të Kalidou Koulibalyt, ndërsa ia kanë mësyrë edhe Cristiano Ronaldos.

Por, londinezët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Ata ia kanë vënë syrin edhe mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, shkruan portali “talkSPORT”.

Të Kaltrit me këtë rast do të hyjnë në garë me Manchester Unitedin, i cili po e kërkon qe një kohë futbollistin holandez.

Madje, thuhet se “Djajtë e Kuq” kanë tashmë marrëveshje me “Blaugrana”, por që përfaqësuesi holandez po reziston dhe nuk po dëshiron të përfundojë në “Old Trafford”, i vendosur për të qëndruar në “Camp Nou”.

E në ndërkohë, tash “Blues” me një ofertë të majme po mundohen ta bindin gjigantin katalunas, por edhe vetë futbollistin për të përfunduar në “Stamford Bridge”.

De Jong nuk ka treguar aq sa pritej nga ai në Barcelonë, prandaj gjiganti spanjoll, i cili po përballet edhe me krizë financiare, ka vendosur ta shesë ish-futbollistin e Ajaxit.

(Kosova Sot Online)