Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 13:33
Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina dhe Trepça i kanë mësuar sot emrat e kundërshtarëve të tyre në FIBA Europe Cup pas shortit të hedhur në Munich të Gjermanisë.

Dy skuadrat kosovare do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të kësaj gare.

Prishtinasit do të përballen me fituesin e duelit Kalev Cramos nga Estonia dhe Cedevita Junior nga Kroacia.

Bardhekaltrit do të jenë pjesë e gjysmëfinales kualifikuese të kësaj gare.

Kurse, mitrovicasit do të jenë pjesë e çerekfinales kualifikuese dhe do të kenë punë me klubin gjerman, BG Gottingen.

Skuadrat kosovare u rikthyen në garat evropiane pas mungesës prej dy vjetësh, ndërsa do të mundohen të tregohen të suksesshme në FIBA Europe Cup. 

(Kosova Sot Online)