Lewandowski vonohet përsëri në stërvitje, nis “rebelimi” i polakut

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 13:37
Lewandowski vonohet përsëri në stërvitje, nis “rebelimi” i polakut

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Sulmuesi polak nuk e ka lënë mister dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, një vit para përfundimit natyral të kontratës së tij.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit i ishte bashkuar ekipit të Bayernit disa ditë më parë në nisje të fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Por, dje dhe sot, dy herë futbollisti më i mirë në botë, i zgjedhur nga FIFA, është paraqitur me vonesë në stërvitje.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman, “Bild"..

Ky duket të jetë një “rebelim” dhe një protestë e heshtur e sulmuesit të rrezikshëm.

Lewandowski dëshiron të transferohet në Barcelonë, ndërsa Bayerni po mundohet ta bind atë të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta u shpreh dje se klubi spanjoll është duke bërë gjithçka që është e mundur për ta transferuar përfaqësuesin polak.

Barcelona deri tash i ka ofruar 40 milionë euro për Lewan, kurse Bayerni thuhet se i kërkon 50 milionë.

(Kosova Sot Online)