Trajneri i Chelseat flet për Ronaldon dhe për Lewandowskin

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 14:18
Trajneri i Chelseat flet për Ronaldon dhe për Lewandowskin

Thomas Tuchel ka folur për afatin kalimtar të verës dhe për përforcimet eventuale që do t’i bëjë Chelsea.

Kohëve të fundit po spekulohet se “Blues” ia kanë vënë syrin dushes Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski.

Ndërkaq, trajneri gjerman theksoi se prioritet të londinezëve janë repartet tjera, por nuk e përjashtoi asnjërin opsion.

“Nuk është diçka që mund ta përjashtoj (kur u pyet për Ronaldon e Lewan), por për momentin sulmi nuk është një prioritet. Është mbrojtja dhe ky nuk është një sekret. Më pas, do ta shohim se çka do të jetë e mundshme të bëjmë”, deklaroi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit për “Sky Sports”.

Chelsea i siguroi shërbimet e Raheem Sterlingut dhe të Kalidou Koulibalyt.

Ndërsa, thuhet se pronarët e rinj të “Blues” po i kërkojnë edhe Ronaldon e Lewandowskin, por edhe mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong. 

(Kosova Sot Online)