Strakosha nënshkruan me ekipin anglez

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 17:37
 Strakosha nënshkruan me ekipin anglez

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha i është bashkuar Brentfordit në një transferim falas. 

27-vjeçari u largua nga skuadra italiane Lazio muajin e kaluar në fund të kontratës së tij.

Ai është shtimi i fundit në skuadrën e Brentfordit përpara sezonit të ardhshëm 2022/23 të Premier League dhe ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare.

Strakosha vjen në Brentford pasi ka luajtur më shumë se 200 herë për Lazion dhe më shumë se 150 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur 19 herë për Shqipërinë. 

Ai do të lidhet me skuadrën e Brentford në një kamp stërvitor parasezonal në Gjermani në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)